LAJMI I FUNDIT:

Pas Partisë Demokratike, LDK, VV dhe AAK tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Pas Partisë Demokratike, LDK, VV dhe AAK tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Përveç partive serbe, garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do t’i hyjnë edhe partitë shqiptare.

Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore
Lexo po ashtu Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit.


“LDK pa dyshim që do t’i hyjë garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat veriore. Kandidatët do të i zyrtarizojmë në mbledhjen e radhës që do të bëjmë”, ka thënë Haziri për Telegrafin.

Pjesëmarrjen në zgjedhjet e 19 majit e ka konfirmuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Po do të marrim pjesë edhe në në zgjedhje”, ka thënë Time Kadrijaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin.

Gjithashtu edhe Vetëvendosje pritet të marrë një vendim këtyre ditëve sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Vetëvendosje do të vendos për zgjedhjet në takimin e radhës të kryesisë”, ka konfirmuar për Telegrafin, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kurse, gjatë ditës së sotme kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se partia që udhëheqë është gati dhe do të kandidojë me kandidatët e saj për kryetarë në katër komunat e veriut të Kosovës.

Veseli ka konfirmuar kandidaturat e PDK-së pas takimit që sot ka pasur në zyrën e tij të partisë me krerët e degëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Veseli zyrtarizon kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Veseli zyrtarizon kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave në veri të Kosovës

“Unë e di se keni sfida në pjesën veriore, tani janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat janë shpallur në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ju jeni degët e PDK-së në veri dhe ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Jemi partia kryesore me përkrahjen më ta madhe që kemi pasur nga viti 2017 në të gjitha komunat e veriut. Në pjesën veriore të Mitrovicës Gonxhja ka qenë kandidate, do të vazhdojmë edhe tani me besimin e madh që të kemi besimin e qytetarëve qysh e kemi pasur në vitin 2017 dhe ta fitojmë komunën e Mitrovicës veriore. PDK merr pjesë ne katër komunat e pjesës veriore edhe në Mitrovicën veriore me kandidate për kryetar, edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok për aq sa edhe në Leposaviq”, tha kreu i PDK-së Kadri Veseli.

Ndryshe, serbët kanë vendosur që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për katër komunat veriore të Kosovës pas takimit që kanë pasur  me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiqin, serbët vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për katër komunat veriore
Lexo po ashtu Pas takimit me Vuçiqin, serbët vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për katër komunat veriore

Theksojmë që, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për këto komuna pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje të parevokueshme.

Ndryshe, zgjedhjet komunale për komunat veriore do të mbahen më 19 maj./Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori