LAJMI I FUNDIT:

Pas paralajmërimit për mbyllje, Gastronomëve kundërshtojnë masat, të hënën vendosin se çka do të ndërmarrin

Pas paralajmërimit për mbyllje, Gastronomëve kundërshtojnë masat, të hënën vendosin se çka do të ndërmarrin

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se e kundërshtojnë fuqishëm vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje.

Reklama

Kllokoqi tha se edhe pse ishin thirrur për tu konsultuar, ata vetëm janë informuar për këtë vendim.

“Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarresisë dhe Tregtisë Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati. Përkundër faktit që ne ishim të ftuar për konsultim, ne nuk u konsultuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 te këtij muaji”, tha Kllokoqi.

Ai theksoi se “ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë edhe më tutje çdo vendim që merret njëanshëm pa konsultim”.

“Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës ku do të vendosim bashkërisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Industria e prodhimit të çelikut në Europë ndodhet në rrezik

Industria e prodhimit të çelikut në Europë ndodhet në rrezik

Ekonomi
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Crystal Evapify

"Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori