Katie Price është paralajmëruar nga një kirurg kozmetik se trupi i saj mund të jetë nën ‘stres’ të fortë për shkak të prirjes së saj për t’iu nënshtruar operacioneve të shpeshta plastike.
Ish-modelja magjepsëse, 43-vjeçare, i është nënshtruar një sërë procedurash kirurgjikale gjatë viteve, duke përfshirë rinoplastikën, një liftim siluete të fytyrës, 3D, ‘faneers’, mbushës buzësh, botoks, tri ‘lifting’ të fytyrës, një ngritje të syve dhe vetullave, dhe së fundmi operacionin e saj të 24-të në gjoks.
Pavarësisht mburrjes për listën e saj të gjerë të operacioneve, drejtori mjekësor i vlerësuar me çmime Alex Karidis ka pohuar se ai kurrë nuk do t’i rekomandonte klientëve të tij që t’i nënshtroheshin një numri të barabartë operacionesh, shkruan DailyMail.
Ai i tha Daily Star: “Si kirurgë, ne kemi përgjegjësinë të jemi të sinqertë me pacientët dhe të themi nëse operacioni ia vlen vërtet. Do të isha shumë i kujdesshëm për t’i rekomanduar një sërë operacionesh që ajo i është nënshtruar”.
“I gjithë ai stres në trup nuk është i mirë. Është nën presion kur operohet dhe kalon në mbingarkesë, kështu që kërkon kohë për t’u shëruar”, tha doktori.
Alex vazhdoi duke thënë për tri liftimet e saj ‘të pazakonta’: “Vjen një fazë kur po kryeni këtë sasi operacioni ku duhet të tërhiqeni dhe të pyesni pse po e bëni atë. Askush nuk e kritikon Katien siç e kritikon ajo veten e saj”.
Përfaqësuesi për media i modeles britanike nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga DailyMail në lidhje me rastin.
Ajo thuhet se ka bërë operacionin e saj të fundit plastik për zmadhimin e gjoksit në “BeClinic” në Overijse, Belgjikë në dhjetor.
Dhe të hënën e kaluar, Katie tregoi rezultatet e operacionit të saj më të fundit, kur u pa me një palë sytjena sportive jeshile teksa po stërvitej me të fejuarin Carl Woods, 33 vjeç, në një palestër në Tajlandë.
Ajo u lajmërua në Instagram të dielën për të pohuar se në të vërtetë kishte 24 operacione të kryera me gjoks – pasi 13 u raportuan gjerësisht në media, dhe zbuloi se ajo do të shesë implantet e saj më të mëdha të gjoksit – të cilat i ka ruajtur – për një milion funte.
Sipas The Mirror, familja e Katiet është ‘e tmerruar’ me operacionin e saj të fundit dhe thuhet se janë të zhgënjyer që kirurgët pranuan ta kryejnë atë.
Një burim tha: “Po bëhet vërtet budallaqe tani dhe më shumë se paksa e papërgjegjshme. Të gjithë janë shumë të tmerruar, për të qenë i sinqertë”.
Nëna e Katiet, Amy, më parë pranoi se kishte frikë se vajza e saj mund të kishte dismpfori trupore, duke thënë për The Sunday Times: “Ajo nuk më thotë tani sepse e di që do të nevrikosem”.
“Ndoshta ajo e bën këtë sepse nuk ndihet mjaft tërheqëse, ose ndoshta është dismorfia e trupit. Një pjesë e problemit është se ajo i bën operacionet e saj pa pagesë, kështu që dikush po e shfrytëzon gjithmonë emrin e saj”, shtoi ajo.
Nëna e pesë fëmijëve bëri operacionin e saj të parë estetik në moshën 18-vjeçare, në gjoksin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës