LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Rauw Alejandro – Rosalia konfirmon romancën me Jeremy Allen White

Pas ndarjes nga Rauw Alejandro – Rosalia konfirmon romancën me Jeremy Allen White

Rosalia dhe Jeremy Allen White së fundmi nxitën thashetheme për romancë.

Dhe tani, ylli i “Bear” dhe këngëtarja spanjolle u panë bashkë në atë që dukej të ishte një takim romantik në Los Angeles më 30 nëntor.

Pasi darkuan jashtë, dyshja u mbajtën për dore teksa kalonin nëpër parkingun e një restoranti dhe hipën në të njëjtën makinë.


Foto: TheImageDirect.com

Ylli i “Shameless” dhe këngëtarja e “La Fama” u panë të veshur me të zeza për daljen e tyre të fundit.

Këto foto të reja vijnë disa javë pasi dyshja ndezën për herë të parë spekulime për romancë në fund të tetorit, kur ata shkuan në pazar – dhe u mbajtën për dore – në një treg në Los Angeles.

Foto: TheImageDirect.com

Gjatë daljes së tetorit, aktori 32-vjeçar u pa duke mbajtur buqeta me lule, ndërsa Rosalia, 31-vjeçare, mbante një në dorë.

Më pas, vetëm disa orë para takimit të darkës së tyre në Hollywood më 30 nëntor, White dhe Rosalia u panë sërish dorë për dore.

Foto: TheImageDirect.com

Ata nuk u puthën, por u përqafuan me njëri-tjetrin përpara se të ndaheshin nga njëri-tjetri.

Përpara se të lidhej me White, Rosalia dhe ish i fejuari i saj Rauw Alejandro konfirmuan se ishin ndarë pas dy vitesh lidhje.

Foto: Getty Images

Sa i përket White, ish-gruaja e tij, aktorja e “Californication”, Addison Timlin, paraqiti kërkesën për divorc në maj pas tre vitesh martesë, ish-çifti kanë dy vajza.

Ai u pa më vonë duke u shoqëruar me modelen Ashley Moore në gusht të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori