LAJMI I FUNDIT:

Pas miratimit të BE-së për ndarjen e pakos 50 miliardë euroshe për Ukrainën, deklarohet Volodymyr Zelensky

Pas miratimit të BE-së për ndarjen e pakos 50 miliardë euroshe për Ukrainën, deklarohet Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Evropian, do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit të tij.

“Falënderojë Charle Michel dhe liderët e BE-së për fondin për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027. Është shumë e rëndësishme që vendimin e kanë marrë të gjitha 27 vendet, që është një herë dëshmon unifikimin e fuqishëm të BE-së”, ka shkruar Zelensky në X, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se “mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrianën do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar, që nuk është asgjë me më pak rëndësi nga ndihma ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë”.

Të gjitha 27 vendet arritën marrëveshje për pakon shtesë mbështetëse për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh, në kuadër të buxhetit të BE-së, ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
Lexo po ashtu Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

“Kemi marrëveshje”, ka shkruar Michel në rrjetin social X.

Liderët e BE-së me këtë kanë arritur të tejkalojnë kundërshtimin e Hungarisë, në dhënien e ndihmës financiare për Ukrainën.

Kryeministri hungarez Viktor Orban më herët ka thënë se Hungaria është e gatshme të merr pjesë në vendimin e BE-për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, por me garancitë që çdo vit do të vendoset nëse do të ndahen para për ndihmë të re apo jo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori