LAJMI I FUNDIT:

Pas mbrëmjes së tensionuar në BBVA, Kiara reagon me një mesazh thumbues për opinionistët dhe kritikuesit e saj

Pas mbrëmjes së tensionuar në BBVA, Kiara reagon me një mesazh thumbues për opinionistët dhe kritikuesit e saj

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me tension në spektaklin e Big Brother VIP Albania.

Moderatorja Kiara Tito është zënë disa herë ngushtë nga opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri, teksa nuk ka qenë në gjendje që të japë përgjigje edhe ndaj disa prej banorëve të eliminuar, siç ishte Tea.

Kjo ka bërë çifti Luiz dhe Kiara të kthehen mbrëmjen e së martës në dy prej personazheve më të komentuar në internet.


Kiara ankohet se të gjithë janë kundër saj, Arbër Hajdari e mbyll debatin me ironi: Na fal, ke 100 për qind të drejtë
Lexo po ashtu Kiara ankohet se të gjithë janë kundër saj, Arbër Hajdari e mbyll debatin me ironi: Na fal, ke 100 për qind të drejtë

E si për të shprehur mbështetjen për të dashurin e saj, moderatorja publikoi në InstaStory një fotografi të saj dhe Luizit, ku shihen duke shkëmbyer një puthje brenda shtëpisë.

Foto: Kiara Tito/InstaStory

Këtë ajo mesa duket e bëri si në shenjë replike ndaj kritikuesve, duke treguar se lidhja e saj me Luizin është e fortë, pavarësisht të gjithave.

Deamishel është fianlistja e tretë e Big Brother VIP Albania 2
Lexo po ashtu Deamishel është fianlistja e tretë e Big Brother VIP Albania 2

Para saj, ajo pati një tumbim për ata që e kritikuan, duke ndarë me ndjekësit një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

Foto: Kiara Tito/InstaStory

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë nga Kiara në InstaStory.

Moderatorja përndryshe u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania javën e kaluar, pasi nga banorët e rikthyer (Bledi, Kiara dhe Efi), publiku vendosi që kjo e fundit të shkonte në finale – dhe ishte vetëm një vend i rezervuar për ta në finalen e madhe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori