LAJMI I FUNDIT:

Pas Macronit e pëson edhe një politikan tjetër francez – mbi Jean-Luc Melenchon hedhin miell

Pas Macronit e pëson edhe një politikan tjetër francez – mbi Jean-Luc Melenchon hedhin miell

Jean-Luc Mélenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell.

Derisa po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, e Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.

Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez Emmanuel Macron një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

E sulmuesi i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burgim, ndërkaq presidenti francez e ka cilësuar rastin si një “rast të izoluar”. /Telegrafi/