Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në aeroportin Orly në Paris, njoftoi qeveria franceze.
Zelensky u përshëndet në pistë nga ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, transmeton Telegrafi.
Presidenti ukrainas më pas shkoi në Pallatin Elysee ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Macron i tha Zelenskyt se Franca është “e vendosur ta udhëheqë Ukrainën drejt fitores në luftën kundër Rusisë”.
“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës, me vendosmëri. Dhe ne jemi të vendosur ta çojmë atë drejt fitores”, tha Macron.
“Ukraina mund të llogarisë në Francën dhe aleatët e saj për të fituar luftën, Rusia nuk duhet ta fitojë luftën dhe nuk do ta fitojë atë”, shtoi ai.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në drejtim të dhënies së burimeve të mbrojtjes”, tha gjithashtu presidenti francez.
Macron i konfirmoi Zelenskyt se Franca do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën, dhe se Parisi do t’i përshtatet sërish nevojave të Kievit.
“Ukraina mund të llogarisë tek ne për të ndërtuar paqen”, tha lideri francez, duke folur së bashku me Zelensky dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.
Para Parisit, Zelensky ishte në Londër, nga ku u dërgoi një thirrje aleatëve që t’i dërgonin aeroplanë luftarakë për të mposhtur Rusinë. Të njëjtën ftesë e dërgoi edhe nga Parisi.
“Sa më shpejt që Ukraina të marrë armë të rënda me rreze të gjatë, sa më shpejt të marrë aeroplanë, aq më shpejt agresioni rus do të përfundojë dhe paqja në Evropë mund të rivendoset,” tha ai.
Scholz i tha Zelenskit se Evropa dhe SHBA do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet” për të luftuar pushtimin rus.
Ai tha se Berlini e ka ndihmuar Kievin “financiarisht, me armë, artileri të rëndë, mbrojtje ajrore dhe së fundmi, tanke dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. /Telegrafi/
Hommage à l’Ukraine et à son peuple.
Hommage à toi, cher Volodymyr, pour ton courage et ton engagement. pic.twitter.com/6sN2iVUWrl— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) February 9, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë