LAJMI I FUNDIT:

Pas Kinës, Trump pritet të vendos sanksione ndaj industrisë japoneze të makinave

Pas Kinës, Trump pritet të vendos sanksione ndaj industrisë japoneze të makinave

Të gjithë presin zhvillime rreth një marrëveshjeje shumë të dëshiruar tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në kohën kur konfliktet e intensifikuara tregtare midis dy vendeve kanë paralizuar prej muajsh ekonominë botërore, por të tjera bisedime janë parë në horizont.

Japonia dhe SHBA kanë përfunduar bisedimet për një marrëveshje tregtare, por pa asnjë ndikim se si palët do i përgjigjen paralajmërimeve të presidentit Donald Trump për të rritur tarifat në mbi 50 miliardë dollarë për makinat dhe pjesët e importuara nga Japonia.

Ministri i Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi u tha gazetarëve në New York se ai do të shpjegojë më shumë rreth tarifave brenda dy ditësh, pas një takim mes Trump dhe kryeministrit japonez Shinzo Abe, që pritet të mbahet në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Por megjithatë ai u përpoq të ruante qetësinë dhe të ulte tensionin në tregje, duke shtuar se ai nuk mendonte se tarifat e makinave duhej të ishin një shkak shqetësimi.

“Unë besoj se gjithçka do shkojë mirë. Ne po vazhdojmë me detyrën dhe nuk priten shumë vonesa deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje brenda fundit të shtatorit”, tha Motegi, figura kryesore në bisedimet tregtare midis dy vendeve, përcjell Telegrafi.

Trump nuk premton heqjen e tarifave ndaj makinave japoneze
Lexo po ashtu Trump nuk premton heqjen e tarifave ndaj makinave japoneze

Zgjidhja e kërcënimit tarifor, të cilin administrata Trump e përdori si levë për ta sjellë Japoninë në tryezë, ka qenë një pikë e nxehtë në negociatat midis ekonomive më të mëdha në botë.

Nga ana tjetër, Trump tha javën e kaluar se administrata e tij ishte afër një marrëveshjeje tregtare me Japoninë, ujdi e cila pritej të mbulonte tarifat dhe tregtinë digjitale. Heqja e tarifave ndëshkuese për makinat do të ishte një lehtësim i mirëseardhur për ekonominë e Japonisë, pas një rënieje të eksporteve, e cila vazhdon prej nëntë muajsh, që nga fillimet e tensioneve tregtare SHBA-Kinë.

Lagarde: Lufta tregtare SHBA-Kinë po peshon si re e errët mbi ekonominë botërore
Lexo po ashtu Lagarde: Lufta tregtare SHBA-Kinë po peshon si re e errët mbi ekonominë botërore

Japonia ra dakord për bisedime dypalëshe tregtare me aleatin e saj të vetëm të sigurisë një vit më parë, pasi nuk arriti ta bindte Trump që të kthehej në marrëveshjen rajonale të Partneritetit Trans-Paqësor të Tregtisë, të cilën ky i fundit e refuzoi në fillimin e presidencës së tij. /Telegrafi/