LAJMI I FUNDIT:

Pas kërcënimeve ndaj Kurtit dhe Sveçlës, organizata terroriste serbe “Severna Brigada” vendos grafite kundër Kosovës

Pas kërcënimeve ndaj Kurtit dhe Sveçlës, organizata terroriste serbe “Severna Brigada” vendos grafite kundër Kosovës

Pas kërcënimeve me jetë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, Brigada e Veriut është aktivizuar edhe në terren.

“Severna brigade” siç njihet në gjuhën serbe, ka vazhduar fushatën kundër shtetit tonë përmes shkrimeve në mure.


“Mos u brengosni, jemi këtu për të ju mbrojtur. Kjo është porosia që qytetarët e Leposaviqit kanë marrë nga “Brigada e veriut’”.

Grafite të shkruara kundër Kosovës në muret e disa shtëpive në Leposaviq  
Lexo po ashtu Grafite të shkruara kundër Kosovës në muret e disa shtëpive në Leposaviq  

Ky shkrim nga Policia e Kosovës është cilësuar sulm kundër rendit kushtetues.

“Kemi pasur disa grafite të cilat sipas informacioneve të cilat Policia i ka pranuar janë të freskëta. Edhe duke marrë parasysh që “Severna brigada” është organizatë terroriste e shpallur nga ana e shtetit të Kosovës atëherë edhe është trajtu si e tillë”, ka deklaruar Veton Elshani, Zv. drejtor – Drejtoria Rajonale Veri.

Më 29 qershor Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, por që nuk ka rezultuar me shumë arrestime.

“Me siguri duhet një hetim pak më i thellë nga ana e Drejtorisë të Përgjithshme të Policisë anti-terrori, krimi i organizuar, krimet e rënda në Prishtinë, në mënyrë që të dijmë se si të veprojmë tutje sepse ne nuk kemi ndonjë aktivtet në terren që shohim për individ të caktuar në lidhje me këtë organizatë. Çfarëdo veprimi që është i nevojshëm ne do ta bëjmë. Në momentin që kemi informacioen të mjaftueshme për me marr veprim”, ka thënë tutje Elashani.

Organizata serbe "Severna Brigada” kërcënon sërish, thonë se janë pajisur me armatim të ri
Lexo po ashtu Organizata serbe "Severna Brigada” kërcënon sërish, thonë se janë pajisur me armatim të ri

Që nga përfundimi i luftës, në territorin e Kosovës operojnë struktura ilegale, të mbështetura dhe të financuara nga shteti i Serbisë. Një nga to është edhe “Mbrojtja Civile”, e cila ka dalë publikisht në vitin 2011.

Në gushtin e vitit të kaluar, janë shfaqur grafitet, e brigadës së veriut. Për dallim prej “Mbrojtjes Civile”, për “Brigadën e Veriut” dihet shumë më pak. /RTVD/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori