LAJMI I FUNDIT:

Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon sërish, thonë se janë pajisur me armatim të ri

Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon sërish, thonë se janë pajisur me armatim të ri

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka kërcënuar sërish, por kësaj radhe gjoja me lokacion në Graçanicë.

Në llogarinë zyrtare të organizatës në Facebook, janë publikuar fotografi sipër të cilave kanë lënë të nënkuptohet se janë furnizuar me armatim të ri.


Në këtë postim ata kanë përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i janë drejtuar me fjalët: “Shiko Kurti dhe qaj, ne bunkerin tonë kanë ardhur prapë, ka mjaftueshëm.”

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrejshme për shpërqendrim të vëmendjes.

“Në kuadër të luftës hibride serbe ndaj Kosovës janë edhe kërcënimet që po i drejtojnë strukturat terroriste. Sapo u publikua një lajm se, organizata terroriste ‘Severna Brigada’ e ka bërë, duke u mundur t’ia zhvendos vëmendjen institucioneve të Kosovës. ‘Loja me lokacionin’ e postimit të armëve, gjoja se nga Graçanica. Kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrejshme për shpërqendrim vëmendjeje”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ai tutje ka thënë se është e ditur që selia e kësaj organizate terroriste është në Beograd – “te Vuçiqi”. Kurse, “zyrat” e tyre të para janë në Kopaonik – “te Radoiçiqi”.

Ndërsa, eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ky është kërcënimi i tretë që vjen nga kjo organizatë terroriste.

“Nga këto postime duhet kuptuar përpjekja për të përmbysur rendin kushtetues, kërcënim për Qeverinë e Republikës së Kosovës, pas këtyre kërcënimeve, institucionet e sigurisë do të duhej të vepronin duke lokalizuar se nga cili vend (lokalitet) po hapet ky profil në Facebook”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë “Severna Brigada” ka kërcënuar me vdekje ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

E njëjta organizatë më pas ka kërcënuar edhe kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori