LAJMI I FUNDIT:

Pas karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregjeve të vajit dhe miellit në Shqipëri

Pas karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregjeve të vajit dhe miellit në Shqipëri

I nxitur nga informacionet dhe shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës ka njoftuar sot se ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Reklama

Në një njoftim në rrjetet sociale, Autoriteti i Konkurrencës ka konfirmuar edhe njëherë se tregjet e karburanteve naftë dhe benzinë janë tashmë nën hetim paraprak pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës.

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet
Lexo po ashtu Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

“Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara”, ka shtuar autoriteti.

Në anën tjetër, Autoriteti i Konkurrencës ka sqaruar përsëri publikun se të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, “pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj-zbatuese në vend”.

Vazhdon rritje rekord e inflacionit në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 6.9 për qind në shkurt
Lexo po ashtu Vazhdon rritje rekord e inflacionit në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 6.9 për qind në shkurt

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë protesta të shumta në Shqipëri pas arritjes së një niveli rekord prej 260-270 lekësh [mbi 2 euro] për litër dy ditë më parë.

Ndërkohë, inflacioni në Shqipëri u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë për më shumë se një dekadë. Rritja e inflacionit u ndikuar nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, energjetike dhe shërbimet e transportit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Lajme
Drafti i propozuar nga Rama për Asociacionin, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit

Drafti i propozuar nga Rama për Asociacionin, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit

Lajme
Ushtria Shqiptare kryen stërvitje në veri të vendit

Ushtria Shqiptare kryen stërvitje në veri të vendit

Lajme
REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

Lajme
Rrufeja depërton nga oxhaku në brendësi të një shtëpie në Drenas

Rrufeja depërton nga oxhaku në brendësi të një shtëpie në Drenas

Lajme
Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin?

Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori