Kreu i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se tani është arritur një marrëveshje për Finlandën dhe Suedinë, sa i përket pranimit të këtyre të dy vendeve në NATO.

Ky lajm ka me heqjen e bllokadës turke, që kishte dilema lidhur me pranimin e këtyre dy vendeve në NATO, transmeton Telegrafi.

Pak çaste më parë u raportua se Turqia është pajtuar që ta mbështesë Finlandën dhe Suedinë, që t’i bashkohen NATO-s.

Turqia heq bllokadën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO Turqia heq bllokadën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ky lajm i madh vjen pasi në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, është nënshkruar një memorandum i përbashkët mes tre ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve, që mbështetin “përkrahjen e plotë kundër kërcënimeve të mundshme ndaj këtyre vendeve”.

Reklama

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha para gazetarëve në Madrid se është i lumtur të kumtojë lajmin se është arritur marrëveshja që i hap rrugë Finlandës dhe Suedisë që t’i bashkohen NATO-s.

Reklama

Madje sipas tij ky veprim është krejt e kundërta e asaj qfarë presidenti rus Vladimir Putin pret të ndodhë në NATO. /Telegrafi/