LAJMI I FUNDIT:

Pas dy rasteve me malarie, Kosova me masa parandaluese

Pas dy rasteve me malarie, Kosova me masa parandaluese
Foto: Ilustrim/Arkiv

Në Kosovë këtë vit janë paraqitur dy raste me sëmundjen e malaries. Njëri vazhdon të trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa rasti tjetër, pas trajtimit është lëshuar në gjendje të mirë shëndetësore.

Infektologu Sali Ahmeti i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova është e gatshme të ballafaqohet me sëmundjen e malaries, ndonëse kjo nuk është sëmundje autoktone.

Megjithatë, Ahmeti thotë se në vitet e 60-a, Kosova ka qenë vend endemik me malarien, me numër të madh të rasteve dhe vdekshmëri të lartë.

“Kosova ka qenë vendi më malarik në Evropë, pra bëhet fjalë për vitet 60-a. Është rrënjosur malaria autoktone. Tash kjo sëmundje po importohet. Kemi pasur tashmë raste dhe i kemi trajtuar”.

“Prej pas luftës vetëm një person ka vdekur nga malaria, derisa tre të tjerë janë trajtuar në Klinikën Infektive me formë akute të malaries dhe janë lëshuar në gjendje të mirë shëndetësore nga Klinika Infektive”, tha Ahmeti.

Në vitin 2010, ka pasur disa raste me malarie dhe njëri nga pacientët ka humbur jetën nga kjo sëmundje.

Raste të reja të malaries në Kosovë u paraqitën pas mbarimit të luftës në vitin 1999, kur shumë qytetarë nga vende të ndryshme të botës erdhën ne Kosovë, por edhe shumë kosovarë filluan të udhëtojnë më shumë në vende tjera.

Simptomat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, çrregullime në tretje, të vjella, etj.

Komunat e Kosovës, gjatë pranverës dhe sidomos gjatë verës, zbatojnë masat e dezinfektimeve për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve nga insektet.

Edhe Komuna e Prishtinës thotë se ditën e mërkurë fillon faza e dytë e dezinsketimit, derisa faza e parë është kryer ditë më parë.

Adonis Tahiri, zyrtar për informim thotë se çdo vit Kuvendi Komunal i Prishtinës kryen dezinfektimin, dezinfektimin dhe deratizimin në dy ose tre faza, varësisht nga nevoja.

Ai tutje shton se ndonëse sëmundja e malaries nuk është autoktone, zhdukja e saj është e nevojshme, andaj edhe kryhet kjo procedurë.

“Faza e dytë do të fillojë të mërkurën dhe do të zgjasë pesë ditë, nëpër pesë zona të ndryshme të qytetit e po ashtu edhe në fshatra. Do të fillojë në orën 19 e 30 dhe do të zgjasë deri në mesnatë. Të paktën një orë pas dezinsketimit qytetarët është mirë të mos i frekuentojnë ato zona dhe t’i mbyllin dritaret”.

“Nëse do të ketë nevojë edhe për një fazë të tretë të dezinfektimit ne do ta kryejmë edhe atë”, thotë Tahiri.

Ndryshe, zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë thonë se gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, për periudhën e pasluftës në Kosovë janë raportuar gjithsej 7 raste me malarie, prej të cilave dy rasteve të reja të sëmundjes së malaries këtë vit.

Ata thonë se malaria është sëmundje e importuar dhe nuk e ka burimin e infeksionit në Kosovë, por që ekziston rreziku potencial.

Ndërkohë që infektologu Ahmeti shton se ndonëse Kosova nuk ka aq shumë përvojë në trajtimin e sëmundjes së malaries, rastet janë trajtuar pa ndonjë problem dhe në mënyrë profesionale.

“Është shumë domethënëse nëse sëmundja diagnostikohet me kohë. Ndonëse nuk kemi shumë përvojë me malarien, por në mënyrë adekuate bëhet trajtimi në Kosovë. Janë shëruar pra të prekurit, përpos një rasti që ka përfunduar me fatalitet, por që ai është lajmëruar shumë vonë tek mjeku”, tha Ahmeti.

Malaria shkakton rreth 650 mijë vdekje në vit në gjithë botën. Shumica e viktimave që preken me malarie janë fëmijë nga Afrika nën moshën pesë vjeçare. Kjo sëmundje vazhdon të prekë më shumë vendet e varfra. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori