LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Ramiz Kelmendi tregon çfarë kryeministri i duhet Kosovës

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Ramiz Kelmendi tregon çfarë kryeministri i duhet Kosovës

Gjendjen e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka komentuar edhe Ramiz Kelmendi – deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosovës do t’ i nevojitet një Kryeministër i cili zbaton politikat e Interesave madhore (apo proceseve të mëdha) të Kosovës, që bashkëpunon ngjeshur me bashkësinë ndërkombëtare, bashkëpunon me liderët shtetëror dhe politik e sidomos për momentet politike në të cilat gjendet vet Kosova si dhe i nevojitet një Kryeministër i cili lëviz lirshëm në tërë hapësirën botërore e duke krijuar hapësirë që Presidenti të ketë rol kyç në këtë proces politik”.

Më tej, Kelmendi ka thënë se “në këtë realitet vlen të theksohet se të gjitha këto tentime për mos shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme bëhen të pavarura nga partia fituese dhe do varet se partia e z.Haradinaj, AAK, a do të jetë pjesë e mëtejme e partnerëve të koalicionit aktual”.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Situata e krijuar pas Dorëheqjes se Kryeministrit Haradinaj dhe procedurat e mëtutjeshme!

Dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj është akt i veçantë që shprehë përgjegjësinë institucionale për t’ju përgjigjur organeve të drejtësisë, për të cilën, i njejti është përgjigjur në vazhdimësi, dhe sikur në rastin e parë edhe tani, kërkesa dhe mesazhi i z.Haradinaj ishte që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin organet e drejtësisë duke besuar dhe mbështetur pafajësinë e UÇK-së, në të cilin unë besoj fuqishëm.

Pas dorëheqjes së Kryeministrit, ligjërishtë në dorëheqje është e tërë Qeveria, por këtu ka dallim në raport me mocionin e mosbesimit, ku vërtetohet humbja e numrave për të vazhduar qeverisjen. Pra ky rast është i veçantë, duke u dorëhequr personalisht për shkake të obligimeve juridike. Në këtë situatë, fituesi i zgjedhjeve ofron kandidatin tjetër për Kryeministër, meqenëse ka mbeshtetje të votave dhe për të cilin Presidenti me të drejtë apo pa të drejtë i beson propozuesit, duke i nisur negociatat mes partnerëve të vjetër dhe të rinjë për të arritur mbështetjen numerike. Këtu vlenë të theksohet se lista serbe si zakonishtë del ‘konstruktive’, nëse kandidati për kryeminister nuk merr votat e nevojshme në tentimin e parë që do ndodhte pas 30 ditëve, pason propozimi për kandidatin tjetër në afat prej 15 ditëve dhe nëse edhe kandidati tjetër nuk siguron votat e nevojshme në tentimin e dytë, atëherë shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, por vetëm ky proces do zgjasë së paku 60 ditë.

Në këtë realitet vlen të theksohet se të gjitha këto tentime për mos shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme bëhen të pavarura nga partia fituese dhe do varet se partia e z.Haradinaj, AAK, a do të jetë pjesë e mëtejme e partnerëve të koalicionit akutal. Por mos të harrojmë se në këso lloj situatash, në të kaluarën gjithnjë janë zhvilluar këshillime me partnerët ndërkombëtarë, e në veëanti me SHBA-të. Andaj, nëse edhe Bashkësia Ndërkombëtare e vlerëson të nevojshme vazhdimin e qeverisjes për shkak të negociatave me Serbinë atëherë do ketë shumë kontakte politike për të bindur ndonjë nga partnerët e mundshëm apo partner të madh (ketu do shifet pas zgjedhjeve në LKD), që qeverisja të vazhdojë.

Pra, nisur nga këta shembuj, Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare i nevojitet tani një Kryeminster i cili pezullon taksën (më lehtë se sa me e hequr) ndaj Bosnjës dhe Serbisë për kohë të caktuar.

Kosovës do i nevojitet një Kryeminister i cili zbaton politikat e Interesave madhore (apo proceseve të mëdha) të Kosovës, që Bashkëpunon ngjeshur me Bashkësinë ndërkombëtare, bashkëpunon me liderët shtetëror dhe politik e sidomos për momentet politike në të cilat gjendet vet Kosova si dhe i nevojitet një Kryeminister i cili lëviz lirshëm në tërë hapësiren Botërore e duke krijuar hapësirë që Presidenti të ketë rol kyç në këtë proces politik.

Nëse e tëra kjo nuk do ketë sukses, atëherë mbetet opsioni i fundit sipas kushtetutes së vendit. që për afatin kohor nga 30 deri në 45 ditë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, e që i bie se ato do zhvilloheshin në muajin Nëntorë, (muaj i natës dhe i mundësise së keqpërdorimit të votave demokratike).

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori