LAJMI I FUNDIT:

Pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, flasin analistët

Pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, flasin analistët

Pas dështimit për anëtarësim në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, Kosova rrezikon të bëhet një shtet i dështuar dhe institucionet e vendit duhet të marrin masa për kundërpërgjigje ndaj shtetit serb.

Kështu theksuan për Telegrafin njohësit e çështjeve të sigurisë dhe analistë.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pas dështimit të Kosovës që të bëhet anëtare e INTERPOL-it, radhën e kanë institucionet e vendit që t’iu përgjigjen shtetit serb të cilët janë armiqësor ndaj Kosovës.

Islami u shpreh se duhet bllokadë totale me ata që e njohin vetëm gjuhën e forcës.

“Nëse nuk bëjmë diçka sot, ata nuk do të ndalen së punuari kundër Kosovës. Ky dështim nuk është vetëm i yni por edhe i SHBA-së, Gjermanisë dhe të gjithë atyre që na ndihmuan për shtet-formim”, ka thënë Islami.

Edhe njohësi i proceseve politike në vend, Vigan Qorolli,  theksoi se mos anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare e rrezikon vendin të bëhet një shtet i dështuar.

Qorolli potencoi se problemet e Kosovës janë sistemike.

“Ajo nuk po dështon për faj të të tjerëve por, kryesisht për shkak të vetës së saj. Shteti i dështuar e komprometon ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së saj, prandaj edhe ka shtete që mund të kërkojnë zhbërjen e saj, ndërrimin e kufijve ose bashkimin me ndonjë shtet tjetër. Deri atëherë kapja e shtetit do të jetë menyja kryesore e politikanëve të saj”, ka thënë Qorolli për Telegrafin.

Ndryshe, votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori