LAJMI I FUNDIT:

Pas deputetes Statovci edhe Haxhi Avdyli e kundërshton mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Pas deputetes Statovci edhe Haxhi Avdyli e kundërshton mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit
Foto: Arkiv

Pas deputetes së partisë Guxo, Jeta Statovci, edhe deputeti i të njëjtës parti, Haxhi Avdyli, ka dalë kundër vendimit për mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve për muajin shtator.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Qeveria duhet t’i procesojë pagat për punëtorët e sektorit publik të cilët kanë qenë pjesë e grevës.


“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist. Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kësaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen”, tha ai.

“Për hir të arsimit, nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhënësit grevistë”.

Sipas tij, kjo duhet të jetë një mësim për të gjithë ata “që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që t’i mbajnë duartë larg nga shkollat”.

Deputetja e Listes Guxo, Jeta Statovci, është deklaruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila nuk do t’i procesojë pagat për punëtorët e sektorit publik të cilët kanë qenë pjesë e grevës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se nuk mund të pajtohet me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i janë kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar ajo.

Statovci ka shkruar se pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori