LAJMI I FUNDIT:

​Pas dekretimit të ligjit për buxhetin, Ministria e Financave tregon kur ekzekutohen 170 euro për punëtorë

​Pas dekretimit të ligjit për buxhetin, Ministria e Financave tregon kur ekzekutohen 170 euro për punëtorë
Foto: Ilustrim

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i pagesave për qytetarët e kategorive sociale, punëtorët dhe bizneset.

Për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, zëvendësministri Agim Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se sot ose nesër Ligji për buxhetin do të publikohet në gazetën zyrtare, ndërsa implementimi tij pritet të nis nga dita e hënë, duke përfshirë edhe komplet masat për punëtorë nga Pako Emergjente, si dhe nis procesi i implementimit të disa masave të rimëkëmbjes ekonomike.

“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës… Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj deri në fund të javës së ardhshme. Dhe pastaj fillojmë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj për rimëkëmbje e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi.


Ndryshe, sot gjatë ditës presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2020, për të cilin ka shkruar se këtë dekretim të menjëhershëm e ka bërë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori