Gjykata në Turqi ka vendosur të lërë në burg të akuzuarin si pjesëmarrës në organizata terroriste, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi.
Gjykata vendosi masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”.
Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, i cili u arrestua në aeroport si i akuzuar për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Po kush është Harun Çelik?
Harun Çelik nuk ka punuar asnjë ditë në Shqipëri dhe ka ardhur në vendin tonë vetëm për ta përdorur si mundësi kalimi drejt një vendi perëndimor.
ABC News kontaktoi të njohur të tij në Shqipëri, të cilën nuk pranojnë të shfaqen, por që rrëfejnë jetën e mësuesit 42 vjeçar.
Ai ka studiuar për mësuesi në Stamboll dhe deri në vitin 2016 ka dhënë mësim në Ankara dhe Bursa.
Çelik është i martuar dhe ka 4 fëmijë, 1 prej të cilëve e ka adoptuar jashtë vendit teksa merrej paralelisht edhe me tregti tekstilesh.
Mësuesi kishte filluar të mos ndjente siguri për jetën e tij dhe familjes që prej vitit 2013 kur nisi agresioni i Erdogan ndaj gylenistëve, ndaj, në vitin 2016 Harun Çelik u shpërngul bashkë me familjen e tij në Kazakistan, aty ku ndodhej edhe kur u tentua grushti i shtetit.
Që prej asaj kohe, ai ishte gjithnjë në kërkim të një mundësie për të shkuar në një vend perëndimor e për të kërkuar azil politik.
Një i njohur i tij në Kosovë e pajisi me një vizë false kanadeze dhe përmes saj, mësuesi turk tentoi të udhëtonte nga Tirana në Toronto në korrik 2019.
Por polica shqiptare e zbuloi dhe e arrestoi. Ai bëri burg deri në 1 janar kur u lirua. Ai u dëbua menjëherë dhe u dorëzua tek antiterrori turk.
Avokati i tij, Alban Bengasi i tha ABC News, se Harun Çelik nuk ishte njoftuar për dëbimin, siç ligji e kërkon, dhe për këtë arsye, ai nuk kishte pasur mundësi të bënte ankimim./abcnews/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre