Pas daljes nga BBVK, Bia Khalifa ironizon me një fotografi të Toneyt dhe babait të tij: Një 'snack' nate dhe një vakt mëngjesi

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Bia Khalifa, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pasi ka ironizuar Toneyn dhe babain e tij përmes një postimi në TikTok.
Në një fotografi të publikuar së fundmi, Bia ka shkruar mbishkrimin “Night snack and morning meal”, që i përkthyer dhe i përshtatur në shqip nënkupton “snack nate dhe vakt mëngjesi”. Ky koment është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë dhe me nënkuptime, duke marrë parasysh zhvillimet e mëparshme mes saj dhe Toneyt brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Reagimet nuk kanë munguar, pasi në fillim të edicionit të BBVK 4, Bia ishte përpjekur hapur të krijonte një lidhje me Toneyn. Situata, megjithatë, mori një kthesë të fortë kur në shtëpi hyri babai i Toneyt, i cili i përcolli atij një mesazh të qartë se familja nuk e mbështet një lidhje me një vajzë si Bia dhe se ai duhet të heqë dorë.
Që nga ai moment, raporti mes Bias dhe Toneyt u ftoh ndjeshëm, ndërsa ish-banorja duket se tani po reagon në mënyrën e saj. Shumë ndjekës e kanë parë postimin e saj si një formë ironie apo hakmarrjeje ndaj qëndrimit të familjes së Toneyt, duke rikthyer në vëmendje një nga situatat më të komentuara të këtij edicioni.
Postimi i Bias vazhdon të qarkullojë gjerësisht në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, duke ndezur sërish debatet rreth marrëdhënieve, paragjykimeve dhe ndikimit të familjes në zgjedhjet personale brenda dhe jashtë formatit televiziv. /Telegrafi/































































