LAJMI I FUNDIT:

Pas bllokimit të rezolutës, reagojnë demokratët: Do ta shkarkojmë Trumpin para 20 janarit

Pas bllokimit të rezolutës, reagojnë demokratët: Do ta shkarkojmë Trumpin para 20 janarit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi thotë se do të konsiderojë thirrjen e Amendamentit të 25-të për të shkarkuar presidentin, Donald Trump para se t’i mbarojë mandati i tij.

Republikanët më parë kanë bllokuar një përpjekje fillestare për ta bërë këtë, raporton nbcnews.


Pelosi tha se demokratët, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, po i bëjnë thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence të përgjigjet brenda 24 orësh pas miratimit të ligjit.

Republikanët bllokojnë rezolutën për shkarkimin e Trumpit
Lexo po ashtu Republikanët bllokojnë rezolutën për shkarkimin e Trumpit

“Hapi ynë i ardhshëm do të jetë që shkarkimi të kryhet deri në fund. Presidenti është një kërcënim për Amerikën dhe kjo është një çështje urgjente, e cila është arsyeja pse ky të jetë veprimi ynë i ardhshëm”, tha Pelosi.

Mandati i Trumpit mbaron më 20 janar, kur duhet të bëhet inaugurimi i presidentit të ri, Joseph Biden. /Telegrafi/