Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i "Onima"
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzat serioze për kanosje ndaj kompanisë muzikore "Onima", vëmendja e publikut u përqendrua te pala tjetër e përfshirë në këtë mosmarrëveshje.
Pronari i "Onima", Erkand Shabani, vendosi të thyente heshtjen dhe të bënte reagimin e tij të parë publik.
Në vend të deklaratave të gjata ose shpjegimeve ligjore, ai zgjodhi të komunikonte përmes një mesazhi të shkurtër, por me kuptim.

Në Instastory-n e tij, Shabani postoi një sfond të zi dhe një shprehje të njohur latine.
“Shqiponja nuk kap miza", thuhet në të.
Në kuptim figurativ, kjo do të thotë se personat e mëdhenj ose të fuqishëm nuk humbasin kohë me gjëra të vogla ose të parëndësishme.
Gjykata ndërkaq ka caktuar 30 ditë paraburgim për artistin nga Peja. /Telegrafi/








































