LAJMI I FUNDIT:

Pas 99 ditëve kthehet coronavirusi në Vietnam – askush nuk e di se si shpërtheu sërish pandemia

Pas 99 ditëve kthehet coronavirusi në Vietnam – askush nuk e di se si shpërtheu sërish pandemia

Vietnami dukej se kishte mposhtur coronavirusin pasi që nuk kishte raste të reja në 99 ditët e kaluara dhe jeta ishte kthyer në normale.

Sidoqoftë, një javë më parë, pati një shpërthim që nxiti ekzistencën e 43 rasteve në gjashtë pjesë të vendit, përfshirë tre qytetet më të mëdha të vendit, duke detyruar autoritetet të ri-vendosnin kufizimet, raporton thenewyorktimes.


Ekspertët janë të shqetësuar se pika e nxehtë mund të jetë shumë më e madhe se sa dihet aktualisht, transmeton Telegrafi.

Një burrë (57) u shtrua në spital shkaku i etheve dhe rezultoi se ishte pozitiv me COVID-19. Gjendja e tij shpejt u përkeqësua dhe tashmë po merr frymëmarrje artificiale.

Rasti i burrit ishte konfuz, ai nuk e la qytetin e lindjes për më shumë se një muaj, dhe testet e anëtarëve të familjes së tij dhe 100 kontakte të tjera të mundshme ishin negative.

Pastaj, punonjësit e shëndetit zbuluan tre raste të reja të infektuarve në Da Nang, ku të gjithë ishin ose pacientë ose punonjës shëndetësorë në spitalin e qytetit, ku burri është akoma në gjendje kritike.

Të hënën, autoritetet inkurajuan 80 mijë turistë të largoheshin nga qyteti duke u ofruar atyre fluturime falas dhe mijëra nga ata që kishin planifikuar të vinin ndryshuan planet e tyre.

Ndryshe, deri më sot autoritetet kanë zbuluar 43 raste të reja, duke përfshirë dy në kryeqytet, Hanoi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori