LAJMI I FUNDIT:

Pas 47 vitesh zgjidhet rasti i studentit të zhdukur amerikan

Pas 47 vitesh zgjidhet rasti i studentit të zhdukur amerikan

Policia amerikane ka zbardhur përfundimisht rastin e studentit të zhdukur 22-vjeçar Kyle Clinkscales, i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 1976.

Më 7 dhjetor 2021, morën një telefonatë nga një burrë i cili vuri re një automjet në fund të një përroi në qytetin Cusset në Georgia, transmeton Telegrafi.


Ata gjetën eshtrat e një burri më të ri në Fordin e ndryshkur. Tani ka ardhur konfirmimi – bëhet fjalë për Kyle, raporton CBS.

Eshtrat u analizuan në një laborator të FBI-së me kërkesë të Byrosë së Hetimit të Georgia, dhe një raport zyrtar i shkakut të vdekjes nuk është kompletuar apo publikuar në këtë moment, u tha nga zyra e sherifit.

Kyle Clinkscales u zhduk më 27 janar 1976, derisa po kthehej nga shteti amerikan i Georgia në Kolegjin Auburn në Alabama me veturën e tij Ford Pinto.

Por ai nuk arriti kurrë në kolegj. Policia ishte në kërkim të riut dhe veturës prej 47 vitesh. Madje dyshohej se ai ishte vrarë, dhe në vitin 2005 policia arrestoi dy persona për deklarata të rreme.

Njëri u pranoi fajin për dy akuza për dëshmi të rreme dhe kaloi shtatë vjet e tetë muaj prapa grilave. /Telegrafi/