LAJMI I FUNDIT:

Pas 20 viteve i mbyllur në kafaz, ariu për herë të parë shijon lirinë dhe borën (Video)

Pas 20 viteve i mbyllur në kafaz, ariu për herë të parë shijon lirinë dhe borën (Video)

Ky është një moment prekës kur një ari i cili pas më shumë se 20 vite qëndrim në një kafaz, sheh dhe prek për herë të parë borën.

Ariu i njohur me emrin Buri, ishte marrë si i vogël dhe ishte futur në një kafaz, dhe prej atëherë kurrë nuk kishte pasur kontakt me botën e jashtme, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të dentistit, hulumtuesit besojnë se ai është rreth 20 vjeç, që do të thotë se plotë dy dekada i kaloi i mbyllur në kafaz.

Por, tri javë më parë Buri u shpëtuar nga një ekip i hulumtuesve në Ukrainë, ndërsa së fundmi në këtë vend është rregulluar me ligj që ndalon mbajtjen në kafaze e kafshëve të egra.

Si rezultat i këtij ligji, qindra arinj dhe kafshë tjera të egra pritet të lirohen dhe të vazhdojnë jetën në male dhe zona ku atyre u përshtatet. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jjHcvydjV5c