LAJMI I FUNDIT:

Partizani mposht Tiranën në derbi, mbetet lider

Partizani mposht Tiranën në derbi, mbetet lider

Partizani ka fituar në derbi ndaj Tiranës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Shqipërisë.  

Ishte një derbi që ashtu siç pritej, ku ofroi emocione dhe adrenalinë për tifozët.


Ndeshja u vendos që pa nisur ende mirë. Në minutën e 4-t, ishte Xhuliano Skuka ai i cili shkundi rrjetën dhe shënoi golin e vetëm të kësaj sfide.

Një duel edhe personal i fituar për Skukën, i cili mposht Redon Xhixhën, konkurrentin e tij në garën për golashënues në elitën e futbollit shqiptar. Sulmuesi i Partizanit shkon në kuotën e 10 golave, një më pak nga Xhixha.

Sa i përket derbit, rastet ishin të shumta në numër për të dyja skuadrat, ndërsa Partizani iu afrua më tepër golit me traversën e Carës në pjesën e dytë.

Fjalën e tyre në këtë përballje e thanë edhe tifozët, të cilët shkaktuar ndërprerjen e sfidës pak pasi nisi pjesa e dytë për shkak të spektaklit piroteknik që ofruan në “Air Albania”.

Partizani merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme dhe udhëheq tashmë renditjen në Abissnet Superiore, ku ka 29 pikë, katër më shumë se Tirana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori