LAJMI I FUNDIT:

Partizani fiton bindshëm ndaj Sfitilul Ghoerghe në Conference League

Partizani fiton bindshëm ndaj Sfitilul Ghoerghe në Conference League

Partizani e shndërron në festë ndeshjen e parë në Conference League me të kuqtë që ndoshta kanë prerë dhe një gjysmë bilete për në raundin tjetër falë fitores 5-2 .

Ndaj moldavëve të Sfitilul Ghoerghe shkëlqeu mbi të gjitha Stenio Junior, që shënoi dy gola dhe dhuroi tre asistime në një mbrëmje të tërën braziliane për të kuqtë.


Ndeshja nuk pati pothuajse fare histori, teksa në “Elbasan Arena” me rikthimin dhe të tifozëve në tribuna ekipi i Ilir Dajës ishte i papërmbajtshëm e sidomos Stenio Junior që në të 17-tën shërbeu për golin e epërsisë për bashkombasin e tij Lucas.

9 minuta më pas Stenio Junior u ngjit dhe vetë në piedestal duke realizuar dhe golin e 2-0.

Rezultati në këtë fraksion mund të kishte qenë më i thellë për Partizanin, por në fakt në pushim u vajt me shifra të ngushtuara pas një 11-metërshi të akorduar në favor të moldavëve që e shndërroi në gol Vokov.

Në pjesën e dytë Stenio Junior vazhdoi shfaqjen personale duke shënuar dhe golin e dytë personal e duke bërë më të plotë dominimin e të kuqve.

Ndërkohë që të 78-tën braziliani shërbeu një tjetër asist për Tedi Carën që përballë një veprimi amator të moldavëve realizoi dhe golin e 4-1.

U mendua se fitorja e të kuqve ishte dominuese por goli i Solodocnicov në të 80-tën pas një gabimi të Hoxhës u duk sikur riktheu në garë miqtë, por Junior mendoi dhe njëherë të mbylltë llogaritë duke shërbyer për Lucas Cardozon, për golin e dytë personal në këtë mbrëmje.

Një 5-2 që le pak vend për interpretim për ndeshjen e kthimit me të kuqtë që vështirë se do të ngecin përballë këtij kundërshtari duke patur një epërsi prej dy golash për momentin. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori