Pas kritereve të përcaktuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive mbi mënyrën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, tani mbetet që të caktohet edhe data, nëse deri në mbajtjen e tyre nuk do të ketë ndonjë përkeqësim të gjendjes me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se qytetarët të drejtën e votës do ta realizojnë me maska mbrojtëse, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës prej dy metrave. Kritere të njëjta do të ketë edhe për këshillat zgjedhorë si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Partitë do të mund të bëjnë organizime elektorale gjithashtu me rregulla të posaçme, me sa më pak njerëz dhe në distancë fizike.
Ekspertët ka thënë se protokoll i përcaktuar është në përputhje me gjendjen dhe praktikat që janë paralajmëruar edhe nga vende tjera. Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Alekandar Novakovski ka thënë se tani i mbetet KSHZ-së që të zgjidhë problemet e vjetra, udhëzimet precize, rrjedhën e votimit, ndarjen eventuale të vendvotimeve, mbrojtjen e anëtarëve të këshillave votues, pastrimin e listës zgjedhore e çështje tjera.
Partitë javën e ardhshme do të ketë takimin e radhës te presidenti, Stevo Pendarovski, kur edhe pritet vendimi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski, insiston që paraprakisht Komisioni i Sëmundjeve Infektive të dalë me vlerësimin final nëse ka kushte për zgjedhje.
“Nëse ata vlerësojnë se shëndeti i qytetarëve nuk është i rrezikuar dhe nëse ne do të jemi në gjendje të zhvillojnë fushatë parazgjedhore pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve, atëherë nuk ka asnjë dilemë unë do të marr parasysh qëndrimin e tyre dhe do të mbajmë zgjedhje, pra nëse drejtuesit e institucioneve kompetente japin mendim pozitiv për zgjedhje. Këtë duhet ta mendojnë edhe liderët e tjerë në veçanti (Zoran) Zaevi i LSDM-së, të cilit përveç zgjedhjeve nuk i intereson asgjë tjerë. Kjo është e papranueshme dhe aspak e përgjegjshme, pasi shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”, ka deklaruar Mickovski.
Kryetari i partisë Social Demokrate, ish-kryeministri Zoran Zaev ka thënë se kërkesa për zgjedhje të shpejta bazohet pikërisht në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, që sipas tij nuk mund të arrihet pa institucione funksionale.
“Në kushte kur vendi ynë nuk ka kuvend, kur vendi nuk ka qeveri politike për të sjellë vendime me përgjegjësi të lartë për shëndetin dhe ekonominë e vendit, konsideroj se sa më parë duhet të mbahen zgjedhje, madje në qershor. Pse? Pasi nëse lihen për më vonë apo verës, neve napret një periudhë me temperatura shumë të larta që do të pamundësonte daljen në votime me maska…por, edhe nëse lihen në vjeshtë, atëherë sipas shumë vlerësime të ekspertëve vendorë dhe të jashtëm, mund të përballemi me një valë të re të koronavirusit dhe kjo mund të përkeqësonte edhe më shumë gjendjen në raport me funksionalitetin e institucioneve”, ka deklaruar Zaev.
Partitë shqiptare në vlerësimet e tyre gjithashtu në rend të parë kanë vendosur ruajtjen e shëndetit, por megjithatë kanë afate të preferuar. Bashkimi Demokratik për Integrim, që është në pushtet, nuk ka specifikuar ndonjë datë, por thotë se ato duhet mbajtur sa më parë. Aleanca për Shqiptarë në opozitë ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen në periudhën e hapjes së kufijve, për t’i mundësuar edhe diasporës të drejtën e votës.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se Maqedonia e Veriut ndodhet në gjendje delikate, për shkak të anulimit të zgjedhjeve që ishin paraparë të mbahen më 12 prill dhe vendi po drejtohet nga një qeveri teknike, e cila duhet të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të anuluara. Veç kësaj, sipas profesorit Bashkim Selmani në fuqi është edhe gjendja e jashtëzakonshme, për të cilën po ashtu ka pasur debate pasi dy dekretet e presidenti nuk janë verifikuar nga kuvendi, për shkak se është i shpërndarë.
“Kur nuk kemi zgjedhje apo kur ato shtyhen, ne jemi të bllokuar dhe këtu qëndron e keqja e shtetit te ne. Sikur të kemi një demokraci të zhvilluar kjo është pak me rëndësi, pasi kemi shtete të zhvilluara që kanë funksionuar edhe pa qeveri, kuvend e kështu me radhë. Mirëpo problemi te ne qëndron aty sepse fati i qytetarit varet edhe nga funksionimi i institucioneve. Kemi shumë prej tyre që janë të bllokuar që presin se çfarë do të ndodhë më tutje, dhe kjo kufizon të drejtat e njeriut andaj edhe konsideroj se duhet të kemi një zgjidhje”, thotë Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në rrugën “B”
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën