LAJMI I FUNDIT:

Partitë shqiptare në Maqedoni urojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Partitë shqiptare në Maqedoni urojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit kanë uruar gjithë mësimdhënësit shqiptarë.

Ata thonë Dita e Mësuesit është një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Menduh Thaçi – PDSH:
“Dita e Mësuesit është një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Vlera, dinjiteti dhe krenaria e kombit shqiptar janë atribute që ju takojnë vetëm mësimdhënësve tanë. Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë”.

Ziadin Sela – Aleanca për Shqiptarët:
“Gjuha shqipe, alfabeti i saj, shkolla dhe mësuesi, gjatë historisë e patën fatin e njëjtë me atë të vet kombit. Historia na mëson për këtë rrugëtim plot rreziqe dhe sakrifica të mësuesve atdhetarë që ishin të vendosur ta vazhdojnë punën e tyre të shenjtë edhe në rrethana shumë të rrezikshme. Këtë veprimtari të rrezikshme, që shumë mësues e paguan me jetë nga armiq të përbetuar kundër gjuhës dhe shkollës shqipe, sot e kujtojmë si vepër krenarie kombëtare. E tërë kjo epope e lavdishme e shkollës shqipe, e ka një ditë të shënuar që na kthen në histori dhe njëkohësisht na mëson si të ecim përpara, duke rritur cilësinë në arsimin tonë kombëtar. Kjo ditë është 7 Marsi, dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe që u legjitimua pikërisht me këtë atë, në qytetin e Korçës. Gëzuar dhe urime të dashur mësues për festën tuaj që njëherit e konsiderojmë edhe tonën dhe të mbarë kombit!”.

Vesel Memedi – RDK:
“7 Marsin e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit dhe rilindasit e parë shqiptarë të cilët na e lanë amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani. Mësuesit – prindërit tanë të dytë, u sakrifikuan me vite të tëra, andaj shprehim falënderimin për gjithçka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që e përcollën te ne. Të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua uroj Ditën e mësuesit. Gëzuar të gjithë edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve!”.

Bilall Kasami – Lëvizja Besa:
7 Marsi është një festë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo ditë që njihet edhe si dita e mësuesit, ditë në të cilën fal sakrificave të mësuesve të parë, hapën shkollën më 7 mars 1887 në Korçë. Ky kremtim i kësaj feste është një traditë e bukur e krijuar tek populli
ynë. Veprat dhe sakrificat e mësuesve të parë, prindërve të urtë e të pa lodhshëm, mundësuan hapjen e shkollës dhe lulëzimin e arsimit duke nxjerrë në dritë gjenerata e gjenerata. Lëvizja BESA uron gjithë mësimdhënësit duke i inkurajuar që nxënësve t’ju japin dituri të shëndoshë për të krijuar gjenerata të ndritura që në popull do të sjellin vetëm dritë dhe punë të mira për të gjithë njerëzit. Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit ata që i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin frymë dhe shpirt kombit!

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori