LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike shqiptare urojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës

Partitë politike shqiptare urojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës

Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet komunikatave urojnë 11 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Telegrafi Maqedoni ua përcjell komunikatat e partive politike.

RDK:

Gëzuar 11 vjetorin e pavarësisë Kosovë!

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi që festojnë këtë ditë monumentale, ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet i ri, por ky vend ka një histori të paharrueshme dhe vazhdon të ngeli gjallë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo qofshin. Ky është vend i një sakrifice të madhe, në këtë vend e dhanë jetën shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend janë burgosur shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend lindën njerëz me arritje të mëdha profesionale, dhe gjithë këta njerëz nuk kërkuan asgjë tjetër përpos të shohin liri në gjeneratat e sodit dhe atyre që do të vijnë në të ardhmen. Të arriturat e Republikës së Kosovës që festohen sot, qëndrojnë mbi supet e gjithë këtyre njerëzve.

Kosova ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për shqiptarët që jetojnë brenda vet shtetit, por edhe shqiptarëve anembanë botës për zhvillimin e tyre kulturor, demokratik dhe ekonomik. Për shkak të kësaj sakrifice të përmasave të mëdha brenda dhe jashtë shtetit, liderët e shtetit të Kosovës duhet të bëjnë ç’mos që ky vend i sakrificës të tregojë urtësi të lartë udhëheqje, me qëllim të ballafaqimit sa më të mirë me sfidat e kohës që e presin vendin dhe rajonin në përgjithësi. Nuk ka dilemë se liderët e Kosovës kanë kapacitet të mjaftueshëm të ballafaqohen me sfidën e radhës të ballafaqimit me të vërtetën, një sfidë që duhet ta tejkaloj jo vetëm shteti i Kosovës, por i tërë rajoni i Ballkanit perëndimorë. Për hirë të një sakrifice shekullore, duhet bërë ç’mos që të krijohen kushte sa më të mira për gjith popullin e Kosovës, dhe ne besojmë se e vërteta do ta ç’lirojë Kosovën përfundimisht.

Qofshi gjithmonë të pavarur Kosovë. Zoti e mbusht këtë ditë për ju dhe për ne me shpirt patriotik.

Më lejoni t’ju uroj dhe dëshiroj edhe shumë përvjetorë të tjerë në liri, paqe dhe prosperitet.
Gëzuar njëmbëdhjetë vjetorin Republika e Kosovës.

Vesel Memedi,
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare

BDI:

“11 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës e gjen shtetin më të ri në Evropë para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit.

Secili nga ne ka dhënë kontribut në arritjen më të madhe kombëtare, shtetin e lirë, demokratik dhe të pavarur të Kosovës.

Kjo, pa dyshim u arrit edhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar nga komuniteti euroamerikan.

Andaj dhe secili nga ne që ka punuar për këtë ditë, sot dëshiron ta sheh këtë të arritur tonë të përbashkët, Kosovën, të anëtarësuar në OKB, NATO dhe BE, me fqinjësi të mirë, të zhvilluar dhe të mirëqenë.” ka shkruar Ahmeti në urimin e tij në Facebook.

Aleanca për Shqiptarët:

Shteti i Kosovës lindi falë përpjekjeve të vazhdueshme, sakrificës dhe gjakut të shqiptarëve ndër shekuj. Kjo betejë vazhdon deri më sot, jo më për lirinë e Kosovës, por për konsolidimin e sovranitetit të saj të brendshëm e të jashtëm dhe për të ardhmen e saj euroatlantike, si shtet i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare. Një Kosovë e integruar jashtë dhe brenda, e unifikuar politikisht, në koordinim me SHBA dhe Bashkimin Evropian do t’i tejkalojë të gjitha sfidat dhe vështirësitë në bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje juridikisht detyruese për njohje reciproke.

Vetëm një marrëveshje e tillë do të sillte siguri dhe stabilitet të përhershëm në rajon dhe perspektivë evropiane për dy shtetet dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës po karakterizohet edhe me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kjo ushtri do të jetë një aset dhe vlerë kombëtare jo vetëm e Kosovës po e mbarë shqiptarëve, që në të ardhmen pritet ti shërbejë Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe paqes botërore me një Kosovë të integruar në NATO.

Aleanca për Shqiptarët shpreh urimet e sinqerta dhe të përzemërta popullit dhe institucioneve të Kosovës për njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë, duke besuar fuqishëm se një popull që ka ditur ta fitoj lirinë do të dijë ta ndërtoj të ardhmen e vetë evropiane dukë e bërë Kosovën shtet sovran dhe demokratik të integruar në BE dhe NATO.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Lëvizja Besa:

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm sakrificash dhe derdhje lotësh e gjaku për të arritur idealin historik, pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova gëzon pavarësinë e saj, e cila është mbështetur dhe njohur nga shumë vende të botës. Mundi dhe sakrifica ka qenë shumë e madhe, madje dikush ka sakrifikuar edhe jetën që sot Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.

Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes BESA më lejoni të uroj 11 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, qoftë gjithmonë e fortë dhe stabile. Data të tilla janë të ngulitura në zemrat tona, duke i përkujtuar si data që
ndërtuan historinë tonë të lavdishme kombëtare.

Urime pavarësinë Kosovë!

PDSH:

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ka dërguar telegram urimi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të parlamentit, Kadri Veseli me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin shqiptar, urojmë që Kosova shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATOs.

Në emrin tim personal dhe në emër të PDSH-së ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me besim të plotë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori