LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni përshëndesin rekomandimin e KE-së për fillimin e bisedimeve

Partitë politike në Maqedoni përshëndesin rekomandimin e KE-së për fillimin e bisedimeve
Foto: Arkiv

Partitë politike në Maqedoni kanë reaguar për raportin e progresit të fundit të publikuar nga Komisioni Evropian për shtetet e rajonit.

Ata thonë se shteti e ka merituar rekomandimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE dhe se qytetarët janë meritorët kryesor për këtë arritje, njofton Telegrafi Maqedoni.


BDI:

“Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mirëpret raportin e sotëm të progresit të shpalosur nga Mogherini dhe Hahn në Bruksel, me theks të veçantë mbi rekomandimin e pakushtëzuar për të filluar negociata me Bashkimin Evropian. Shumica parlamentare reformuese ka arritur të plotëson pritjet urgjente të Brukselit zyrtar, miqve ndërkombëtar dhe qytetarëve, por nuk do të ndalemi me kaq. Lideri i BDI-së Ahmeti u shpreh i kënaqur nga realizimi dhe mbarëvajtja e reformave sistemore në vend, që sot u shpërblye nga Brukseli, por kemi akoma punë për të bërë për ta fituar edhe datën për fillim të negociatave me BE. BDI zotohet për të vijuar me reformat dhe për ti përforcuar përpjekjet për sundim të plotë të së drejtës si dhe për të luftuar korrupcionin dhe krimin e organizuar. Guximi për të zgjidhur çështjet e hapura shpërblehet, prandaj do të vijojmë guximshëm në javët para nesh edhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesa jonë e fundit drejt BE-së dhe të NATO-së”.

RDK:

“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se raporti i fundit iprogresit të Maqedonisë që u publikua sot nga ana e BashkimitEvropian, znj. Mogerini dhe z. Hahn, është dëshmi më e mirë epunës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dheshumice parlamentare për tu bërë pjesë e familjes së BE. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se rekomandimi ipakushtëzuar dhe i pastër, diçka që nuk i ka karakterizu raportete mëherrshme, është dëshmi më e mirë për vlerësimin e punës sëderitanishme të kësaj qeverie dhe shumice parlamentare, nga anae institucioneve të Bashkimit Evropian. Raporti i BE përprogresin e Maqedonisë, hap dyert e BE për caktimin e datës përbashkangjitjen e Maqedonisë në këtë familje të madhe, dhe nëkëtë mënyrë do të mund të realizohet qëllimi më sublim qëmban kohezionin e mbrendshëm të vendit. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se nuk ka dyshim se na pret edhe shumë punë, por vlerëson se ky hap do të jetë njështytje e madhe jo vetëm për reformat, por edhe për mishërim tëplotë me ndryshimet dhe kërkesat që sjellin këto reforma, qëkanë qenë si parakushte për rumbullakësimin e kësaj rruge tëgjatë 13 vjeçare të pritjes para dyerve të BE. NATO dhe BE vazhdojnë të jenë dy forca twrheqëse për vendin, dhe ngelim me shpresë se tërheqja gravitacionale e këtyre dy forcave do tëtërheqin edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, me qëllimqë ky gadishull të shndërrohet në një vend stabil dhe paqësor”.

LSDM:

“Kemi rekomandim të pastër për fillim të negociatave për anëtarësim të plotë të Republikës së
Maqedonisë në BE! I uroj të gjithë qytetarët tanë. Sepse para se gjithash kjo është meritë e tyre. Të nderuar këtë e merituam. Se bashku e kemi arritur. Ky është një sukses i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë e cila pas shumë viteve përsëri kthehet në rrugën euroatlantike, në rrugën e përparimit, të reformave për një të nesërme më të mirë. Përpjekjet në implementimin e procesit të reformave na janë njohur. Kjo është e mirë për të gjithë ne. Po vërtetohen drejtësia dhe suksesi i politikave të Lidhjes Socialdemokrate, të Qeverisë që e udhëheq bashkë me partnerët e koalicionit. Raporti pozitiv i Komisionit Evropian dhe dhënia e rekomandimit për anëtarësim paraqet motiv shtesë për menaxhimin e mëtutjeshëm me procesin e reformave, të masave për jetë më të mirë, në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Anëtarësimi në BE do të thotë përparim ekonomik, më shumë investime, paga më të larta, standard më të mirë dhe institucione që punojnë për qytetarët”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori