LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike duhet t’i kenë kandidatë njerëzit që nuk kanë probleme me ligjin

Partitë politike duhet t’i kenë kandidatë njerëzit që nuk kanë probleme me ligjin

Fondacioni Uestminster për Demokraci në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kanë mbajtur sot një tryezë me temën “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”, në të cilën u tha se partitë politike duhet të kenë në listat e tyre të kandidatëve njerëz që nuk kanë asnjë problem me ligjin, dhe qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin vetëm në mes të atyre që janë kandidatë me integritet.

Fitim Mulolli, drejtues i Fondacionit Uestminster për Demokraci në Kosovë, u bëri thirrje partive politike që mos të përfshijnë në lista zgjedhore njerëz me aktakuza.


“Pse duhet të ndodhë dekriminalizimi, janë disa arsye, do të mundohem të përmend 3-4 prej tyre, e para një arsye që rrjedh prej mendjes së shëndoshë, partitë politike janë përfaqësues të vullnetit të qytetarëve, dhe janë bartës të proceseve shoqërore në çdo vend demokratik, andaj nga ata pritet të shpërfaqin vlerat me të larta morale të shoqërisë, veprimet e tyre duhet të kenë me integritet e të përgjegjshme. Prania e njerëzve të tillë që kanë probleme me ligjin në lista zgjedhore dhe pozita qeveritare, e në Kuvend, bien ndesh me këtë vlerë. E dyta, dhe ndoshta më e rëndësishmja, prania e njerëzve ne lista zgjedhore bartet në institucionet më të larta, kur janë në institucionet e larta ata kanë qasje me buxhetin e shtetit, pra taksat e qytetarëve, njerëzit e tillë që kanë probleme me ligjin që nuk kanë vlerë të lartë të integritetit apo dinjitetit rrezikohen që t’i shpenzojnë paratë e tilla në mënyra « korruptive”, tha ai.

Betim Musliu nga IKD tha se trendi i kandidatëve qe kanë pasur probleme me ligjin është rritur vitet e fundit.

“Trendi i këtyre kandidatëve, të cilët kanë pasur probleme me ligjin në zgjedhjet e vitit 2010 ka degraduar dhe është rritur në vazhdimësi si në zgjedhjet e vitit 2014, po ashtu në ato të fundit të vitit 2017, ku një numër bukur i madh i tyre ka arritur të jetë pjesë e listave të partive politike dhe të njëjtit janë votuar nga qytetarët dhe janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Degradimi ka vazhduar në pushtetin ekzekutiv ku përzgjedhja e ministrave e zëvendësministrave është bërë edhe prej njerëzve që kanë pasur aktakuza e dënime”, tha ai.

Musliu tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë, nuk i përgjigjet ende nevojave të qytetarëve për ta bërë gjykimin në bazë të provave dhe dënimeve, e jo agjendave të caktuara.

“Sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë një sistem që nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve për ta bërë ndjekjen dhe gjykimin në bazë të provave dhe dëshmive dhe jo në bazë të agjendave të caktuara. Konsiderojmë që standardi për të ndërtuar një qeverisje të mirë nuk mund të bëhet në asnjë formë nga persona që mund të kenë probleme me ligjin”, shtoi ai.

Ndryshe, të premten mbyllet afati për dorëzimin e listave të partive politike dhe deputetëve për zgjedhjet e 6 tetorit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori