LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e refugjatëve në konvikte

Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e refugjatëve në konvikte

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të refugjatëve afganë pasi situatës së javëve të  fundit në Afganistan, ndërkaq si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë.

Por, Parlamenti Studentor sot përmes një njoftimi për media ka kundërshtuar vendosjen e refugjatëve në konvikte.


Lexoni të plotë deklaratën e tyre:

Nga ana e medieve kemi marr informacione që Qendra e Studentëve pritet të shndërrohet në kamp të refugjatëve afganë, të cilët janë duke ardhur në Kosovë. Nuk e kemi pranuar as edhe një informacion nga institucionet përkatëse për këtë gjë dhe kjo nuk është hera e parë që organi më i lartë i studentëve po anashkalohet.

Ne jemi absolutisht për pranimin e refugjatëve afganë në Republikën e Kosovës, pasi që ashtu siç e kemi traditën e kulturën, asnjëherë nuk i kthejmë mbrapa njerëzit në nevojë. Madje, vet historia na rikujton që edhe ne ishim në lëkurën e tyre gjatë Luftës së Kosovës.

Por, të merren vendime në prag të fillimi të vitit të ri akademik, tani kur kanë mbetur gati 30 ditë para fillimit të rregullt të vitit akademik, që studentët të përjashtohen nga mundësia e qëndrimit në konvikte, kjo është e papranueshme. Mbi 4.000 studentë vendosën në ato konvikte, e në qoftë se vendosen me masa të 1 studenti për 1 dhomë, atëherë rreth 1.400 studentë do të mbeten pa qëndrim në Prishtinë.

Qendra e Studentëve është themeluar për nevojat ekskluzive të banimit/ushqimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, prandaj mos na mohoni të drejtën për të shfrytëzuar diçka që na takon neve, mos i lëni në rrugë mijëra studentë.

Parlamenti Studentor kundërshton kategorikisht vendosjen e refugjatëve në konviktet e studentëve, ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që të anulojë këtë iniciativë, përndryshe do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët tanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori