LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Finlandës i jep miratimin, pamjet dhe fjalët e para të Sanna Marin, “kryetarit më të ri të qeverisë në botë”

Parlamenti i Finlandës i jep miratimin, pamjet dhe fjalët e para të Sanna Marin, “kryetarit më të ri të qeverisë në botë”

Parlamenti i Finlandës ka zgjedhur Sanna Marin si kryeministren e re të vendit, duke e bërë 34-vjeçaren “kryetarin më të ri të qeverisë në botë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marin mori detyrën sot në Helsinki si kreu i një koalicioni pesëpalësh, të qendrës së majtë – së bashku me katër parti të tjera të kryesuara nga gratë – tre prej të cilave janë në fillim të viteve ’30.


Parlamenti i Eduskunta me 200 vende miratoi znj. Marin me 99-70 vota. Qeveria ka një shumicë të rehatshme prej 117 vendesh.

Jetoi me qira dhe ishte personi i parë në familje që shkoi në universitet: Jeta politike dhe jo vetëm e Sanna Marin, kryeministres së re të Finlandës
Lexo po ashtu Jetoi me qira dhe ishte personi i parë në familje që shkoi në universitet: Jeta politike dhe jo vetëm e Sanna Marin, kryeministres së re të Finlandës

Ministrja e ri e Financave e Marin, Katri Kulmuni, është edhe më e ri, 32 vjeçe, dhe vetëm njëri prej partnerëve të saj të koalicionit është mbi 35 vjeç.

Marin më parë kishte shërbyer si ministër për Transport dhe Komunikim që nga qershori i këtij viti.

Udhëheqësi i mëparshëm më i ri i një shteti ishte Oleksiy Honcharuk, kryeministri aktual i Ukrainës, i cili u emërua në moshën 35 vjeç nga presidenti, Volodymyr Zelensky.

Fotografi që tregojnë se “kryeministrja më e re në botë” është edhe një grua e përkushtuar ndaj familjes
Lexo po ashtu Fotografi që tregojnë se “kryeministrja më e re në botë” është edhe një grua e përkushtuar ndaj familjes

Me gjithë vëmendjen globale, Marin sot refuzoi pyetjet për vëmendjen ndërkombëtare që ajo ka marrë, pasi u emërua si “Kryeministri më i ri në botë”.

Ajo u tha gazetarëve jashtë parlamentit: “Mendimet e mia kanë qenë për gjëra praktike – dhe këtë javë, unë nuk kam ndjekur ato që shtypi kanë shkruar, brenda ose jashtë vendit”.

Në fillim të kësaj jave ajo tha: “Unë kurrë nuk kam menduar për moshën apo gjininë time, mendoj për arsyet që u futa në politikë dhe ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”.

Marin është rritur nga nëna e saj dhe e dashura e nënës së saj dhe tha se ‘familja e saj’ i tregoi asaj rëndësinë e ‘barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut’.

Në një intervistë për vitin 2015, Marin tha se ndjehej ‘e padukshme’ si fëmijë, sepse nuk mund të fliste hapur për familjen e saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se fëmijëria e saj ka ndikuar fuqimisht në përparësitë e saj politike, të cilat përfshijnë mbrojtjen e sistemit bujar të mirëqenies së Finlandës dhe nivele të ulëta të pabarazisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori