LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian i jep ‘dritë jeshile’ negociatave për një marrëveshje tregtare me SHBA-në

Parlamenti Evropian i jep ‘dritë jeshile’ negociatave për një marrëveshje tregtare me SHBA-në
A wide angle lens distorts the European Parliament January 16, 1995 in Brussels. (Photo by Isopress/Getty Images/Guliver)

Komiteti i Tregtisë i Parlamentit Evropian me 21 vota pro dhe 17 kundër kanë miratuar Projektligjin për fillimin e negociatave të marrëveshjeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hequr detyrimet doganore mbi produktet industriale.

Komiteti diskutoi mbi kërkesën e Komisionit Evropian për autorizim për negociatat tregtare mes SHBA-së dhe BE-së për të hequr detyrimet doganore ndaj produkteve industriale.


Projektligji në fjalë për plotësimin e marrëveshjes tregtare përfshin kushte të tilla si heqja e taksave doganore nga SHBA-ja për aluminin dhe çelikun e importuar, negocimin e tarifave që do të zbatohen për automjetet, mbajtjen e produkteve bujqësore jashtë negociatave dhe përfundimin e marrëveshjes tregtare në rast se SHBA-ja zbatojnë një tarifë të re doganore.

Këshilli i Evropës në muajin janar 2019 kërkoi autorizim tek Këshilli i Bashkimit Evropian në lidhje me zhvillimin e negociatave tregtare me SHBA-në për të hequr detyrimet doganore mbi produktet industriale. /Telegrafi/