LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian ia heq imunitetin ish-udhëheqësit të Katalonjës

Parlamenti Evropian ia heq imunitetin ish-udhëheqësit të Katalonjës

Parlamenti Evropian (PE) votoi për heqjen e imunitetit të ish-udhëheqësit katalanas dhe eurodeputetit Carles Puigdemont.

Rreth 400 anëtarë të PE-së nga 705 votuan dje në favor të heqjes së imunitetit.


Si pasojë, Puigdemont, i cili është zgjedhur si anëtar i PE-së në vitin 2019, mund të përballet me gjyqin në Spanjë për akuzat e kryengritjes për mbajtjen e referendumit të paligjshëm të pavarësisë dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

PE miratoi gjithashtu heqjen e imunitetit parlamentar edhe të dy politikanëve të tjerë katalanas, Antoni Comin dhe Clara Ponsati, raporton Anadolu Agency.

Ky vendim erdhi pasi anëtarët e komitetit të çështjeve juridike të PE-së miratuan muajin e kaluar një raport i cili konkludonte se ngjarjet e pretenduara kishin ndodhur para se Puigdemont dhe dy kolegët e tij të fitonin mandatet e tyre, prandaj imuniteti i tyre mund të hiqej.

Pas rezultateve, Spanja pritet të rinovojë urdhër-arrestin për të kërkuar ekstradimin e tre katalanasve nga Belgjika.

Në janar, një gjykatë belge anuloi urdhër-arrestin e Spanjës dhe refuzoi kërkesën e ekstradimit duke argumentuar se Gjykata e Lartë e Spanjës nuk kishte mandat për kërkesa të tilla.

Puigdemont dhe kolegët e tij u zotuan gjithashtu të paraqesin ankesë kundër vendimit të PE-së në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Në trend Botë

Më shumë
Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB

Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës - SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës - SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kalo në kategori