LAJMI I FUNDIT:

Parkingu në Shtip do të paguhet përmes SMS porosive

Parkingu në Shtip do të paguhet përmes SMS porosive

Në Shtip pagesa e hapësirës së parkingut do të kryhet edhe me SMS porosi. Pas katër viteve nga zbatimi i pagesës në vendin e pargingut në Shtip, me sukses është realizuar procedura e tenderimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i NP “Stipion 2011”, Igno Ivanov, sot deklaroi se në ankandin elektronik publik, ofertën më të mirë e ka dhënë firma “Electrosoft engineering” nga Shkupi.


Ai tha se këto ditë pritet të shkruhet edhe marrëveshja dhe sipas tij, të zgjidhet edhe problemi i parkingut në Shtip./Telegrafi/