LAJMI I FUNDIT:

Parisi ndalon qarkullimin e veturave të prodhuara para vitit 1997

Parisi ndalon qarkullimin e veturave të prodhuara para vitit 1997

Prej një korrikut, hyn në fuqi ligji kur në kryeqytetin e Francës ndalohet lëvizja me veturë që është prodhuar para vitit 1997.

Kjo ndalesë është në mesin e disa ligjeve drastike, të cilat parashohin që deri më 2020 në Paris të mos qarkullojnë makina më të vjetra se dhjetë vjet, transmeton Telegrafi.


Këto përpjekje po bëhen për të reduktuar smogun që e ka përfshirë këtë vend turistik.

Ndalesat përfshijnë edhe motoçikletat, të cilat janë regjistruar para vitit 2000, por me disa lehtësime.

Motoçiklistët e kanë të ndaluar të hyjnë në qytet gjatë ditëve të fundjavës.

Vendimet e kryetares Anne Hildago, kanë nxitur reagime të shoferëve, të cilat kanë protestuar nën moton ‘Je suis biker’, dhe ‘Je suis motard’.

Mirëpo, në qytetin ku smogu është shumë i madh, besohet se do të reduktohet përgjysmë, nëse u ndalohet lëvizja e veturave të vjetra. /Telegrafi/