LAJMI I FUNDIT:

Parisi ka 0,75 kamera për km², më shumë se Nju Jorku

Parisi ka 0,75 kamera për km², më shumë se Nju Jorku

Në një qytet si Parisi ndodhen aktualisht 0,75 kamera sigurie për çdo kilometër katror (km²), ndërsa në Nju Jork është 0,5 dhe në Los Anxheles 0,1.

Kështu thuhet në një studim të bërë nga Universiteti i Stanfordit.


”Miliona kamera të instaluara në të gjithë botën mund të luajnë një rol vendimtar në parandalimin e krimit por, kur kombinohen me teknologjitë e njohjes së fytyrës, ato gjithashtu mund të ulin ndjeshëm privatësinë e qytetarëve”, theksojnë autorët e studimit.

Studimi përdori imazhe nga ”Google Maps” dhe platforma të tjera të ngjashme, të cilat u analizuan nga inteligjenca artificiale për të evidentuar kamerat.

Studiuesit evidentuan 100.000 imazhe nga 10 qytete të SHBA dhe 6 nga pjesa tjetër e botës (Paris, Londër, Singapor, Seul, Tokio dhe Bangkok), duke identifikuar kështu dendësinë e kamerave.

Më i kontrolluari ishte Seuli, me 0,85 kamera për kilometër katror, i ndjekur nga Parisi.

Studimi bëri gjithashtu të mundur vlerësimin se cilat janë zonat me dendësinë më të lartë brenda qyteteve.

“Ne gjetëm një dendësi shumë më të lartë në zonat me shumë pakica etnike sesa në ato kryesisht heterogjene. Ne po përpiqemi të kuptojmë mekanizmin që qëndron pas kësaj prirjeje”, theksojnë autorët e studimit. /ATSH/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori