Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Strasbourgut në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligue 1.

Kryeqytetasit kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë edhe fitoren e dytë në ndeshjen e dytë në kampionat të zhvilluar në Parc des Princes.


Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Mauro Icardi (3’), Kylian Mbappe (25’), Julian Draxler (27’) dhe Pablo Sarabia (86’), ndërsa për mysafirët shënuan Kevin Gameiro (53’) dhe Ludovic Ajorque (64’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Mbappe, i cili pas golit dhe dy asistimeve u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafir, Matz Sels që u vlerësua me notë 5.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app