LAJMI I FUNDIT:

Paris Fury – nëna e pesë fëmijëve të Tyson, e cila i qëndroi gjithmonë pranë

Paris Fury – nëna e pesë fëmijëve të Tyson, e cila i qëndroi gjithmonë pranë
Paris dhe Tyson Fury (Foto: Instagram/parisfury1)

Sa herë që Tyson Fury është pranë që të zhvillojë ndonjë meç të boksit, mediat e mëdha nuk e lënë pa përmendur gruan e tij, Paris Fury, e cila ka një meritë të madhe që boksieri i tejkaloi të gjitha problemet dhe u kthye sërish drejt majës së boksit.

‘Gipsy King’ ka qenë buzë greminës në vitet e fundit, mirëpo një person i ka qëndruar gjithmonë pranë. Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në boks ishte dhënë pas alkoolit dhe drogës për më shumë se dy vite, duke pas edhe probleme mendore.


Mirëpo, derisa shumë prej miqësive të tij dështuan, gruaja e tij i qëndroi pranë. Nëna e pesë fëmijëve të tij është fotografuar rregullisht në afërsi të boksierit të pamposhtur.

Takimi mes tyre

Paris dhe Tyson Fury (Foto: Shirlaine Forrest/Getty Images/Guliver)

Fury dhe Paris janë takuar për herë të parë në dasmën e një miku të përbashkët, kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare, ndërsa boksieri 17 vjeçar. Asokohe ajo njihej me emrin e vajzërisë, Paris Mulroy, ndërsa me boksierin kishin folur shkurt dhe ishin larguar. Mirëpo, ata u takuan sërish në Doncaster në ditëlindjen e 16-të të Parisit.

“Ai ishte i dashuri im i parë, sepse nuk më lejohej të kisha të dashur deri në moshën 16-vjeçare. Është i vetmi i dashur që kam pasur. Tyson stërvitej në boks gjatë javës dhe vinte të më takonte në vikend. Gjithmonë gëzohesha kur mendoja se do ta takoja”, ka treguar gruaja e boksierit për The Telegraph.

Të gjitha lajmet nga Tyson Fury
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

Çifti u martua në vitin 2008 në qytetin e lindjes së Parisit, Doncaster. Në dasmë ishin të ftuar rreth 400 mysafirë, ndërsa ata fjetën bashkë për herë të parë pas martesës.

“Edhe pasi u fejuam, Tysoni flinte në një karvan në oborrin e shtëpisë së prindërve të mi, ndërsa unë flija brenda shtëpisë. Nuk kemi fjetur bashkë deri pas martesës”, ka rrëfyer gruaja e boksierit.

Fëmijët e tyre

Fëmija i tyre i parë, vajza Venezuela, ka lindur në vitin 2009. Dy vite më pas lindi djali Prince John James. I vendosur për ta mbajtur gjallë emrin e tij, boksieri e quajti fëmijën e tretë – djalin që lindi në vitin 2016 – Prince Tyson Fury II. Fëmija i katërt, Valencia Amber, lindi në vitin 2017.

Në vitin 2014, Paris ka pasur një abort, pikërisht në kohën kur xhaxhai i Furyt, Hughie, po vdiste në të njëjtin spital. Një tjetër abort, ajo kishte pasur në vitin 2018, në ditën kur Tyson duhej të ndeshej me shqiptarin Sefer Seferi, ndërsa nuk i kishte treguar deri pas meçit.

Sidoqoftë, gjatë këtij viti, Paris solli në jetë fëmijën e pestë të çiftit që i gëzoi shumë pas problemeve të saja me shtatzëninë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori