Aroma e ikonës së Hollywoodit, ‘White Diamonds’, e cila për herë të parë doli në vitin 1991, fitoi 67.2 milionë dollarë vetëm në vitin 2008.

Ylli i muzikës hip-hop P. Diddy ka përfunduar i dyti në sondazhin e ‘Euromonitor International’ me aromën e tij “Unforgivable”, që ka fituar 48.5 milionë dollarë vitin e kaluar.

Aroma e Celine Dion që mban emrin e saj dhe ajo e Sarah Jessica Parker me emrin “Lovely” është renditur në pozitën e tretë, respektivisht të katërt.

Në top 10 po ashtu kanë hyrë edhe aroma e Jennifer Lopez, “Glow”, e cila ka përfunduar e shtat dhe ajo e Britney Spears, “Curious”, që doli e teta./Telegrafi/