LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të zonave verilindore dhe juglindore, ku herë pas here do të këtë kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu, edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit.


Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat maksimale duke shkuar deri në 37 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë. /Telegrafi/