LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius.


“Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s”, thuhet tutje në komunikatë.

“Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Reshje me intensitet të lartë parashihen në jugun e Shqipërisë të përcjellura me stuhi edhe përgjatë kufijve të Shqipërisë jugore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/