LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat ishin prezent ditëve të fundit, janë duke u zhvendosur drejt veriut të kontinentit, për tu zëvendësuar me masa të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte, vende-vende do të sjellin reshje të dobëta shiu. Mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë pasi që merkuri në termometër do të shënoj vlera rreth zeros. Kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu, transmeton Telegrafi


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius.

Ndërsa në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius.

Po ashtu do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Instituti bën të ditur se kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori