LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet për “Oscars 2018”, nga kritiku i filmit Peter Bradshaw

Parashikimet për “Oscars 2018”, nga kritiku i filmit Peter Bradshaw

Shkrimtari Peter Bradshaw, i cili që nga viti 1999 është kritiku kryesor i filmit për ditoren Guardian, ka dhënë parashikimet e tij për ndarjen e çmimeve të sivjetme Oscar nga Akademia Amerikane e Filmit.

Sipas tij, të mëdhenjtë e Hollywoodit si vjet janë me humor të keq, më të keqin që nga sulmet e 11 Shtatorit dhe Luftës në Irak, sepse kjo është ceremonia e parë pas rënies së Harvey Weinsteinit. Ndërkaq, shprehet se janë pikërisht këto ceremoni që kanë lejuar të lulëzojnë grabitqarët e llojit të Weinsteinit. Madje, ai shton se abuzimet seksuale nuk janë zbardhur akoma sa duhet, sepse pos femrave ka viktima meshkuj.

“Pra, do të ketë sfida në Oscarin e këtij viti, dhe manifestim për gratë që po gjejnë më shumë mirëkuptim”, thotë ai duke shtuar se mu për këtë Frances McDormand ka gjasa të fitojë si aktorja më e mirë për rolin e nënës që kërkon hakmarrje.

“Shqetësimi im është se Oscarët e këtij viti do të shpërblejnë dy filma – ‘The Shape of Water’ dhe ‘Three Bollboards’ – të cilët janë shumë të mirë, po shpesh të mbivlerësuar”, shton ai.

Më poshtë janë parashikimet e tij.

Filmi më i mirë
Do të fitojë: “The Shape of Water”
Duhet të fitojë: “Get Out”
Duhet të jetë kandidat: “Coco”

Regjia më e mirë
Do të fitojë: Guillermo del Toro për “The Shape of Water”
Duhet të fitojë: Paul Thomas Anderson për “Phantom Thread”
Duhet të jetë kandidat: Luca Guadagnino për “Call Me By Your Name”

Aktori më i mirë
Do të fitojë: Gary Oldman për “Darkest Hour”
Duhet të fitojë: Daniel Day-Lewis për “Phantom Thread”
Duhet të jetë kandidat: Makis Papadimitrou për “Suntan”

Aktorja më e mirë
Do të fitojë: Frances McDormand për “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Duhet të fitojë: Saoirse Ronan për “Lady Bird”
Duhet të jetë kandidat: Kristen Stewart për “Personal Shopper”

Aktori më i mirë në rolin dytësor
Do të fitojë: Sam Rockwell për “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Duhet të fitojë: Willem Dafoe për “The Florida Project”
Duhet të jetë kandidat: Michael Stuhlbarg për “Call Me By Your Name”

Aktorja më e mirë në rolin dytësor
Do të fitojë: Allison Janney për “I, Tonya”
Duhet të fitojë: Laurie Metcalf për “Lady Bird”
Duhet të jetë kandidat: Catherine Keener për “Get Out”

Filmi më i mirë i animuar
Do të fitojë: “Coco”
Duhet të fitojë: “Coco”
Duhet të jetë kandidat: “Captain Underpants: The First Epic Movie”

Skenari më i mirë i adaptuar
Do të fitojë: James Ivory për “Call Me By Your Name”
Duhet të fitojë: James Ivory për “Call Me By Your Name”
Duhet të jetë kandidat: Gaby Chiappe për “Their Finest”

Skenari më i mirë origjinal
Do të fitojë: Guillermo del Toro dhe Vanessa Taylor për “The Shape of Water”
Duhet të fitojë: Greta Gerwig për “Lady Bird”
Duhet të jetë kandidat: Noah Baumbach për “The Meyerowitz Stories (New and Selected)”

Fotografia më e mirë
Do të fitojë: Roger Deakins për “Blade Runner 2049”
Duhet të fitojë: Roger Deakins për “Blade Runner 2049”
Duhet të jetë kandidat: M David Mullen për “The Love Witch”

Dokumentari më i mirë
Do të fitojë: “Icarus”
Duhet të fitojë: “Abacus: Small Enough to Jail”
Duhet të jetë kandidat: “City of Ghosts”

Filmi më i mirë i huaj
Do të fitojë: “On Body and Soul”
Duhet të fitojë: “Loveless”
Duhet të jetë kandidat: “The Handmaiden”

/Telegrafi/