LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet e britanikut për 2018-ën: Kriza e madhe ekonomike, shpërthim vullkanesh dhe rënia e diktatorit (Foto/Video)

Parashikimet e britanikut për 2018-ën: Kriza e madhe ekonomike, shpërthim vullkanesh dhe rënia e diktatorit (Foto/Video)

Britaniku i vetëshpallur si parashikues Craig Hamilton Parker i cili kishte parashikuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale, ka folur për parashikimet që gjërat që sipas tij priten të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas prognozave të tij, bota pritet të ballafaqohet me vitin më turbulent gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Parashikimet e tij i ka ndarë në pesë kategori, transmeton Telegrafi.


Parashikimet klimatike

Vullkani Vesuvius do të aktivizohet, ku si pasojë autoritet do të detyrohen të evakuojnë Napolin. Një tërmet i fortë do të godasë Zelandën e Re, kurse në botë do të përhapen zjarret dhe do të ndodhin një numër uraganesh.

Parashikimet politike

Liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un do ta rrëzoj nga pushteti populli dhe sipas të gjitha gjasave do të ikë në Kinë. Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në skandalin e mashtrimeve masive në biznesin me bitcoin. Terroristët do të “fundosen” në njërin nga kryeqytetet e Evropës dhe atë me një sulm ajror kimik.

Parashikimet ekonomike

Kriza e madhe bankare do ta godasë Italinë. Për shkak të rënies së kursit të euros, do të vijnë deri te shumë parregullsi në gjithë Evropën. Pas Britanisë së Madhe, nga Unioni Evropian do të dalë edhe Danimarka e Italia.

Parashikimet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Do të dështojnë përpjekjet për rrëzimin e Donald Trumpit, dhe ai vetëm sa do të bëhet më i popullarizuar. Në vend të murit në vijën kufitare SHBA-Meksikë, ajo zonë do të kontrollohet nga dronët dhe sensorët. Një zjarr i madh do të shpërthej në Las Vegas.

Parashikimet për Britaninë e Madhe

Për shkak të Brexitit, Jean-Claude Juncker do të tërhiqet nga politika. Lideri Laburist Jeremy Corbin do të humb popullaritetin, kurse Theresa May do të mbetet kryeministre. Princi Harry do të fejohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori