Parashikim: WBA – Arsenal

West Bromwich Albion do të mundohet t’ia minimizojë gjasat për Evropë Arsenalit kur e pret të shtunën në shtëpi.
Vendi: The Hawthorns, West BromwichKoha: 18 mars (e shtunë), 13:30
Menaxheri i WBA-së ka bërë disa ndryshime befasuese pas disfatës nga Evertoni dhe kështu pritet të luajë Salomon Rondon nga fillimi.
Arsenal
Wenger shpreson ta ketë gati Welbeckun. David Ospina ka dështuar që të rikuperohet dhe është në dyshim.
Alex Oxlade – Chamberlain ishte detyruar që të largohej ndaj Lincolnit për shkak të lëndimit, teks ai i është shtuar listës së lojtarëve që nuk mund të luajnë.
Xhaka dhe Mustafi janë në dispozicion dhe pritet të startojnë.
Janë shënuar së paku tri gola në 7 ndeshjet e fundit të Arsenalit në udhëtim.
Arsenali ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj WBA-së në të gjitha garat.
Arsenali ka pranuar së paku dy gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në udhëtim në Premier Ligë.
Kjo është periudhë testuese për WBA-në. Ata tashmë kanë siguruar mbijetesën, dhe nuk janë në rrezik apo në luftë për ndonjë vend në Evropë.
Arsenali tash duhet të luftojë për top katërshen dhe do të kërkojë të fitojë patjetër në këtë takim, pasi ka vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit.
Parashikimi: WBA 1-2 Arsenal
















































