LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man Utd – Sevilla

Parashikim: Man Utd – Sevilla
Old Trafford ka kapacitet prej ‎76,962 ulësesh

Manchester United do të dijë fatin e vet në rrugëtimin drejt madhështisë në Evropë kur do ta presë Sevillan të martën mbrëma për një duel që është gjithçka, pos i lehtë.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: E martë, 13 mars – 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Manchester United
Paul Pogba ka arritur që të marrë pjesë në stërvitjen e të hënës pasi mungoi në fitoren ndaj Liverpoolit. Ai vazhdon të jetë në dyshim.
Jose Mourinho konfirmoi se Martial është i gatshëm që të luaj, përderisa Ibra është kthyer në stërvitje të hënën.
Marouane Fellaini është opsion sërish sikurse ndaj Liverpoolit, por Herrera, Phil Jones, Daley Blind dhe Marcos Rojo janë lënë jashtë formacionit. Jesse Lingard do të ketë një ndeshje suspendim në momentin që ndëshkohet me të verdhë.
Disa ndryshime pritet të ketë kjo skuadër në dallim me atë që mposhti Liverpoolin.

Formacionet e mundshme: Man Utd - Sevilla
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Man Utd - Sevilla

Sevilla
Sevilla ka konfirmuar se Jesus Navas do të mungojë në Old Trafford për shkak të një lëndimi. Sebastien Corchia po ashtu është jashtë fushës teksa Miguel Layun nuk është në dispozicion.
Gabriel Mercado pritet që të kalojë në krahun e djathtë me Navasin, Corchian, e Layun që uk luajnë. Kjo do të hapë rrugë për Kjaerin që të startojë në qendër të mbrojtjes.
Disa ndryshime tjera pritet që të ketë skuaddra e cila mbajti Unitedin në barazim 0-0 në ndeshjen e parë.
Sergio Escudero, Ever Banega dhe Gabriel Mercado janë të gjithë një karton larg suspendimit.

Foto: Getty Images

Fakte

Sevilla ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

                           Top Lojtarët

Analiza

Manchester United arriti vetëm një barazim në udhëtim, por është favorit absolut për ndeshjen kthyese.

United ka humbur vetëm dy neshje deri tash në shtëpi dhe të dyja ndaj Manchester Cityt, kurse Sevilla vjen në një moment jo të mirë pasi humbi nga Valencia të shtunën. Skuadra spanjolle ka humbur vetëm një ndeshje në gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim dhe ata kanë shënuar në secilën ndeshje në Evropë këtë sezon.

United është shumë i fortë në shtëpi dhe ekipi i Mourinhos nuk pritet të ketë telashe për t’u kualifiukar në çerekfinale pas fitores së madhe ndaj Liverpoolit.

Parashikimi: Manchester United 3-0 Sevilla

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori