Paraqitje e dobët nga Chelsea përballë Copenhagen, por kalon në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Konferencës, duke eliminuar Copenhagen me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Ishte një paraqitje e dobët e Bluve, sidomos në 45 minutat e parë, duke mos arritur të krijonin raste serioze në Stamford Bridge.
Copenhagen madje i rrezikoi në disa raste, duke treguar se kishin shkuar në Londër për të tentuar befasi.
Mirëpo, në 45 minutat e dytë, Enzo Maresca u kërkoi lojtarëve të tij që të tregonin më shumë.
Kieran Dewsbury-Hall ishte heroi i Chelseat në këtë takim, duke shënuar golin e vetëm në këtë përballje të dytë.
Mesfushori anglez bëri disa lëvizje fantastike në mbrojtjen e mysafirëve në minutën e e55-të, për rezultatin 1-0.
Me këtë fitore, Chelsea kalon në çerekfinale të Ligës së Konferencës, aty ku do të përballet me Molden që eliminoi Legian. /Telegrafi/






















































